20:10 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Përfundon për sonte kërkimi për policët e zhdukur, vazhdon nesër

Kanë përfunduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar mbrëmë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Këtë e ka konfirmuar Haki Hertica nga njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së.

“Për sonte kanë përfunduar kërkimet, ndërsa do të vazhdojmë nesër rreth orës 09:00 prapë me kërkim”, tha Hertica