18:49 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë: Baras në ”Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen, Prishtina – Gjilani në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e zhvilluar në ”Fadil Vokrri” ka përfunduar baras pa gola.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por portierët kishin fjalën e fundit, transmeton IndeksOnline.

Mbetet të shihet nëse ndonjë ndryshim në pjesën e dytë do të sjellë edhe ndryshim në rezultat.

Ndeshja e lartëcekur ishte pritur që të zhvillohej në javën e parë, por licensimi i stadiumit, ”Fadil Vokrri” shkaktoi problem.

Dhe kështu, Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që ndeshja të zhvillohej sonte./IndeksOnline/