23:03 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë: Real Madridi në epërsi pas golit të Carvajal

Ka përfunduar pjesa e parë mes Real Madridit dhe Getafes në javën hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Trajneri, Julen Lopetegui ka debutuar për herë të parë në La Liga si trajner i Real Madridit.

Pjesa e parë i ka takuar madrilenëve, të cilët janë në epërsi me golin e shënuar nga Dani Carvajal, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi spanjoll shënoi gol në minutën e 20-të të ndeshjes, ndërsa posedimi dhe rastet më të shpeshta i takuan normalisht Realit.

Përndryshe, vlen të përmendet se ky është ndeshja e parë hapëse e sezonit të ri në La Liga, ku Gareth Bale nuk e shënon golin e parë.

Golin e Carvajal mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/