11:58 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përfundon seanca, avokati mbrojtës i aktivistëve të Vetëvendosjes pret aktgjykim lirues

Ka përfunduar seanca gjyqësore për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzohen për terrorizëm.

Avokati mbrojtës, Ramiz Kelmendi në rastin e të akuzuarve për sulmin në Kuvendin e Kosovës është deklaruar pas përfundimit të seancës gjyqësor në Gjykatën e Apelit ku ka thënë se sot Apeli është marrë  me shqyrtimin  e ankesave  të mbrojtësve.

Me këtë rast avokati mbrojtës, Ramiz Krasniqi është shprehur  se duke marrë parasysh një kolegj profesional është i bindur se do të ketë një aktgjykim lirues sepse sipas tij aktgjykimi i shkallës së parë nuk mbështet në asnjë provë, shkruan Indeksonline.

“Të gjitha prova fajësuese. Gjyqtari një herë thotë se janë prova shfajësuese teksa të akuzuarit i shpallë fajtor. Prandaj mendoj se i vetmi vendim i drejtë dhe i ligjshëm është një aktgjykim lirues pasi aktgjykime te shkallës së parë është keq të mbeten në analet e gjyqësorit kosovar”,ka thënë Krasniqi./Indeksonline/