17:15 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës pika mbi debatin parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe pesë deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e katërt të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg.

Ai tha se kjo pikë e rendit të ditës duhet të hiqet, pasi sipas tij, është konsumuar kjo temë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, ndërsa nesër mbahet ajo e radhës në orën 10:00./Indeksonline/