15:55 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Përgatitjet për testin PISA në Mitrovicë po zhvillohen me intensitet të shtuar

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Iset Beka, ka bërë të ditur se përgatitjet për pjesëmarrjen e nxënësve të Mitrovicës në testin PISA, janë në vlugun më të madh dhe se interesimi për i nxënësve dhe arsimtarëve për të shkuar në test sa më të përgatitur është i madh.

“Janë duke u mbajtur takime të rregullta me koordinatorët e shkollave për përgatitjen e nxënësve për pjesëmarrje në testin PISA. Deri tash përgatitjet organizative dhe teknike janë ën nivelin e duhur. Përkushtimi i shkollave për të qenë nxënësit sa më të përgatitur është i madh. Vërehet një mobilizim i tyre i shtuar, ndërsa që nxënësit po tregojnë po ashtu interesim të shtuar për të mësuar sa më shumë dhe për të dalë sa më mirë në PISA”, tha ai.

Takimet e rregullta me koordinatorët e shkollave është duke i mbajtur koordinatori i komunës për testin PISA, Refik Ademi, i cili koordinatorëve të shkollave po u shpjegon jep në detaje për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me testin dhe për të cilat ata janë të interesuar.

Ai njoftoi se në testin pisa nga Komuna e Mitrovicës do të marrin pjesë katër shkolla të mesme:Gjimnazi, Ekonomia, shkolla e mjekësisë dhe shkolla teknike, si dhe gjashtë shkolla fillore e që janë:Bedri Gjinaj, Aziz Sylejmani, Skenderbeu, Harun Beka, Musa Hoti dhe Bislim Hajdari. Ndërsa pjesëmarrës në test janë gjithsejtë 260 nxënës nga Mitrovica, prej të cilëve 126 të shkollave të mesme dhe 134 të shkollave fillore.