22:24 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përmbytje në Kaçanik, ndalet edhe furnizimi me ujë (Video/Foto)

Reshjet e shiut që kanë mbizotëruar në vend qysh nga mbrëmë, kanë shkaktuar vërshime në disa vende.

Pos Deçanit ku siç raportoi Indeksonline sot, kishte vërshime të mëdha, gjendje ma e mirë nuk paraqitet as në Kaçanik.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa foto të lagjes “Ramadan Agushi”, ku shihen rrugët e mbushura me ujë. Sipas tij, reshjet po vazhdojnë akoma.

Madje, sipas fotove, në atje pjesë është e pamundur të ecësh në këmbë, por me veturë.

Po ashtu, shiu ka mbushur me ujë edhe rrugën “Izahir Tronit”, duke shkaktuar vërshime.

Pas reshjeve, bifurkacioni njësia në Kaçanik ka njoftuar se pas të reshurave të shumta të shiut, është turbulluar uji dhe janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë.

Sipas Bifurkacionit, furnizimi me ujë do të vazhdoj pasi që të kthehet në gjendje normale kualiteti i ujit. /Indeksonline/

 

Temat: