15:34 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përplasen dy furgonë në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga aksidenti në fjalë shihet se si dy kombi-vetura me pasagjerë brenda janë përplasur ndërmjet vete,  shkruan Indeksonline.

Nuk dihet se a ka të lënduar, veçse duket të ketë dëme  materiale.

Ndryshe, reshjet e shumta të borës sot në vend kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i veturave.

Moti me shi e borë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim në Kosovë./Indeksonline/