19:15 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Përplasen dy shokët e luftës, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka replikuar pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili deklaroi se marrëveshja është dashur të ndryshohet para se të publikohet.

Haradinaj ka thënë në drejtim të Selimit se s’ka ushtarë pas vetes.

“Rexha e dinë qysh ndrrohen kufijtë, por s’ke ushtar me veti, lëri ato pallavra”, ka thënë Daut Haradinaj, shkruan Indeksonline.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Selimit.

“Kam menduar që kam ushtarë pas vetes, duke të llogaritur edhe ty, mos iu referoni patriotizmit si diçka negative. Jemi patriota dhe duhet pasur patriotizëm, s’ka ndonjë të keqe, s’di pse po i referohen kësaj. Nëse duhet ndryshuar duhet bërë para se të publikohet pastaj harrone se mund të ndryshohet ”, ka thënë Selimi./Indeksonline/