20:19 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

Përplasje e ashpër në VV-në e Prizrenit, prezent ishte edhe deputeti Rexhaj (Video)

Përplasje e ashpër mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Degën e Prizrenit.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihen anëtarët e kësaj lëvizje teksa bërtitnin pa ndërprerë.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se prezent në këtë përplasje me aktivistë të VV-së kanë qenë edhe deputeti Arbër Rexhaj dhe kryetari i VV-së në Prizren, Artan Abrashi.

Sipas burimeve, aktivistët e VV-së e pakënaqur me gjendjen në  Lëvizje ua kanë përplasur kartelat e anëtarësisë për fytyre anëtareve të kryesisë.

Indeksoline ka tentuar disa herë të kontaktoi me apostrofuarit për të marr qëndrimin e tyre, mirëpo kontakti me ta aktualisht është i pamundur.

Aktualisht VV-ja udhëheqë vetëm me Prizrenin, pasi ditë më parë nga VV-ja u largua Qëndron Kastrati i Kamenicës dhe Shpend Ahmeti i Prishtinës./Indeksonline/