22:10 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përplasje e ashpër mes Selim Pacollit dhe qytetarëve të pakënaqur për heqjen e flamurit (Video)

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka dalë për të parë së afërmi gjendjen e krijuar pas heqjes së Flamurit Kombëtar.

Mirëpo, atje Pacolli është përplasur me një grup qytetarësh të cilët po e kundërshtojnë heqjen e flamurit, raporton Indeksonline nga vendi i ngjarjes.

Qytetarët e kanë “gozhduar” Pacollin me pyetje se kush e ka marrë një vendim të tillë.

Pacolli ua kthen se vendimin për vendosjen e flamurit të shtetit e ka marrë kryeministri, në mbledhjen e Qeverisë.

Më pas ata e pyesin se pse nuk po e vendosin edhe një flamur të Serbisë.

Ndërsa, Pacolli është përgjigjur “Nëse ju e shihni të arsyeshme shkoni qiteni ju, unë jo”

“Nuk ka pas komunikatë, veç e kanë hekë flamurin. As prej kryetarit nuk ka pasur asgjë. Unë veç po du me thanë kush ka përgjegjësi për heqjen e këtij flamurit” një qytetar tjetër i thotë Pacollit.

Qytetarët nisin të brohorasin para tij fjalën “marre” derisa largohet Selim Pacolli me veturë nga aty./Indeksonline/