20:57 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Përse nuk mund ta gudulisësh veten?

Është pothuajse e pamundur të qeshësh nga vetë-gudulisja, thotë David Robson, dhe arsyeja është se nuk paraqet fakte të papritura për trurin dhe ndërgjegjen.

Nëse dëshiron të testosh disa nga misteret e mendjes së njeriut, gjithçka që të duhet është një fshirëse pluhuri-pupël dhe këmbët tuaja.

Ulu, zbathi këpucët dhe çorapet, dhe butësisht ledhato shputën me puplat e saj. Pastaj kërko nga një shok, prind apo fëmijë të ta bëjë të njëjtën gjë me ty.

Kështu nga vetë-gudulisja ti do të jesh mjaft serioz dhe nuk do të qeshet aspak, por njësojë nuk do të ndodh nëse dikush tjetër të gudulisë, transmeton Indeksonline.

Përse ndodh kjo?

Pikë së pari, nga domeni i kuriozitetit fëmijëror, pyetja se pse nuk gudulisemi nga vetvetja i ka shtyrë neurologët të bëjnë hulumtime. “Kjo çështje të tërheq tek pyetjet e mëdha për ndërgjegjen dhe vetëdijen, se kush jemi ne?,” thotë George Van Doorn nga Universiteti Monash i Australisë. Për këtë arsye, ata po hulumtojnë për disa zgjatje (nganjëherë ekstreme) që mposhtin pengesat e trurit dhe t’i bëjnë njerëzit të gudulisen vetveten në laborator.

Për të kuptuar më mirë se si qëndron puna, keni parasysh këtë: çdo herë kur trupi është në lëvizje, shkakton ndjesi konfuziteti, qe të shpien në rrugë të gabuara, në çfarëdo lloj rasti. Vetëm imagjinoni rrëmujën, në qoftë se pretendoni se dikush po ju përkëdhel ose sulmon juve, sa herë që ju përkuleni të pastroni këmbën me dorën tuaj, për shembull. Të jesh në gjendje të bësh dallimin mes lëvizjeve tua dhe lëvizjeve të tjetrit, është pra një pjesë e rëndësishme e ndjesive tona në orientime individuale dhe të ndërmjetme të psikikes, ku edhe robotët më të sofistikuar nuk do të mund ta kopjonin.

“Gudulisja është një shembull i mirë sepse dallimi mes ndjesive gudulisëse të shkaktuara nga të tjerët dhe pamundësia për ta gudulisur vetveten është shumë e qartë” thotë Jeniffer Windt nga Johannes Gutenberg, pjesë e Universitetit të Gutenbergut në Mainz të Gjermanisë./Indeksonline/