18:54 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përsëritet “Calciopoli”, skuadrës italiane i hiqen 15 pikë, bie në Serie B

Skandali i basteve në Serie A në vitin 2006 i njohur ndryshe si “calciopoli” shkundi themelet e ligës më të fortë në Botë atëkohë.

Juventus u dëbua në Serie B dhe skuadra tjera si Milan dhe Fiorentina u dënuan rëndë.

Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe këtë vit, shkruan indeksonline.

Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, Giuseppe Pecoraro ka kërkuar që Chievos t’i hiqen 15 pikë nga sezoni 2017/18.

Skuadra nga Verona përfundoi në vendin e 13-të me 40 pikë, pesë më shumë se Crotone në vendin e 18-të.

Nëse kërkesa e prokurorit miratohet në gjykatën italiane, atëherë ata do të renditën në vendin e 19-të.

Gjitahstu edhe presidenti i klubit, Luca Campedelli do të skualifikohet nga të gjitha aktivitetet sportive për 36 muaj.

Nga kjo situatë mund të përfitoj Crotone që është në pozitën e 18-të dhe të mbetet në Serie A. /IndeksOnline/

Temat: