21:55 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Personi i djegur brenda shtëpisë në Skenderaj ishte i palëvizshëm

Rreth orës 18:00 të mbrëmjes është djegur një shtëpi në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku ka mbetur i vdekur një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti e ka konfirmuar rastin ku  ka bërë të ditur se personi në fjalë ishte i palëvizshëm dhe ndodhej vetëm në shtëpi.

Në prononcimin e tij për “Indeksonline”, ai ka theksuar se trupi i pajetë i viktimës tashmë është dërguar për obduksion.

“Një 47 vjeçar, ka mbetur pa shenja jete si pasoje e zjarrit qe paska kapluar  dhomën e  ku ndodhej viktima, ngjarja raportohet te ketë ndodhur rreth orës 18:00 ne fshatin Llaushë të Skenderajt.” ka theksuar Zaiti.

Ndryshe, për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit” ka shkruar Jashari./Indeksonline/