23:00 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Personi që bëri skandal sonte në Eurovizion, është në paraburgim (Video)

Organizatorët e Festivalit të Eurovizionit kanë reaguar në lidhje me personin e panjohur që doli sonte në skenën finale teksa po performonte këngatarja SuRie, i cili ia mori asaj me forcë mikrofonin.

Ata përmes faqes zyrtare në Facebook janë shprehur se iu vjen keq nga ajo që ka ndodhur, teksa kanë treguar se personi në fjalë është duke u mbajtur në burgim.

“Na vjen keq për atë që ndodhi në skenë teksa po performonte përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në natën Finale të Këngës Eurovizion në Lisbonë. Personi përgjegjës është aktualisht në paraburgim policor. Këngëtarja britanike SuRie dhe ekipit të saj iu ofrua mundësi për të kënduar përsëri, por nuk vendosën të bënin, sepse ishin jashtëzakonisht krenarë për performancën e saj dhe vendosën se nuk ka absolutisht asnjë arsye për të kryer përsëri këngën “, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe BBC përmes faqës zyrtare në Twitter ka treguar për gjendjen e këngëtares pas këtij skandali.

“Vetëm dua të ju konfirmojmë se gjendja e SuRie është e mirë. Sapo të kemi ndonjë informatë të re do të ju njoftojmë”, thuhet në reagim./Indeksonline/