11:13 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, shtyn interpelancën e Haradinajt

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit ishte paralajmëruar interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, kjo pikë e rendit të ditë është shtyrë për në ora 13:00, raporton Indeksonline.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se me kërkesë të kryeministrit, interpelanca do të mbahet pasdite, pasi shefi i ekzekutivit është duke marr pjesë në përurimin e segmentit të tretë të autostradës “Arbën Xhaferi”. /Indeksonline/