09:52 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Përveç Granitit e Xherdanit, FIFA hap procedurë edhe për një futbollist tjetër

FIFA ditë më parë ka hapur procedurë disiplinore kundrejt dy futbollistëve shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka për shkak të festimit të golave.

Me kërkesë të Serbisë, pasi ata mendojnë se dy golashënuesit provokuan me simbole shtetërore. Shtëpia më e madhe e futbollit në botë ka nisur hetimin ndaj tyre.

Megjithatë nuk janë vetëm shqiptarët që po hetohen.

Sipas gazetarit të BBC, Richard Conëay, FIFA do të procedojë edhe ish-mbrojtësin e Juventusit, Stefan Lichtsteiner dhe ky vendim është marrë dje gjatë pasditës.

34 vjeçari iu bashkua festës së shqiptarëve me shqiponjë pas golit të Xherdan Shaqirit. /IndeksOnline/

 

Temat: