22:47 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përzgjedhjet kontraverse të FIFA-s për më të mirët e vitit

Në gala mbrëmjen e sontme të FIFA-s, janë zgjedhur më të mirët e vitit nga shtëpia më e madhe e futbollit.

Luka Modric fitoi çmimin kryesor – atë të mirit të vitit nga FIFA duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Gjithashtu, është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i vitit nga FIFA, ku ka pasur disa polemika, shkruan IndeksOnline.

Por, për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?

Mohamed Salah e fitoi çmimin e golit më të mirë të vitit, gol i cili shënohet shpesh nga lojtarët si Leo Messi dhe CR7.

Portieri më i mirë u zgjedhë Thibaut Courtois, megjithatë ai nuk u përzgjedhë në formacionin më të mirë të vitit.

Dhe faktori tjetër që sonte u krijuan polemika është se Salah u zgjedhë në mesin e tre më të mirëve në botë, dhe nuk u përfshi në formacionin e vitit./IndeksOnline/