22:45 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pesë arsye se pse Liverpooli mund të jetë fitues në Champions League

Liverpooli i Jurgen Klopp nuk do të jetë kafshatë e lehtë për asnjë kundërshtarë në Ligën e Kampionëve. Janë disa arsye që të bën të besosh se Reds mund të jenë arrë e fortë për Cityn dhe këdo që i del përpara.

Liverpooli është skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve këtë edicion duke qenë e pamposhtur dhe me më së shumti gola të realizuara në këtë garë, gjithsejë 33.

Liverpooli është skuadra me tifozerinë më besnike në botë. Tifozët gjithmonë llogariten për ta si lojtari i 12-të duke krijuar atmosfera impozante kudo që ndodhen. Pas shortit, tifozeria e skuadrës ka paralajmëruar që me 4 prill para ndeshjes me Cityn të mblidhen plot 40 mijë tifozë në shesh për të përcjellur parakalimin e autobusit të lojtarëve në përballjen e parë me Cityn. Vetëm paramendojeni çfarë atmosfere do të jetë!

Trajneri Jurgen Klopp poashtu është një atu e fortë e skuadrës. Strategu gjerman i ka në qef përballjet me skuadrat e mëdha duke patur statistika më të mira në përballjet me të gjithë strategët evropian. Poashtu, Klopp ka bilance më pozitive në përballjet e tij me Pep Guardiolën. Përvoja e Klopp në këtë garë poashtu evidente pasi që njëherë ka arritur atë dërgoi Dortmundin në finale.

Blerja e Virgin Van Dijk poashtu po shihet si hap i madh për Liverpoolin në këtë garë. Nuk ka dyshim se Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në rruzull dhe ka sjellur qetësi në mbrojtjen e kësaj skuadre.

Ajo që është kryesorja, Liverpooli ka traditë të madhe në Champions League. Krahasuar me Cityn, Reds janë dukshëm skuadër më me traditë dhe se këtë e tregojnë më së miri kur gjenden në faza të tilla./Indeksonline/