21:19 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pesë arsyet e aromës së pakëndshme të trupit tuaj

Shumica mezi presin ardhjen e ditëve të nxehta dhe relaksuese, por disa me siguri se do të jenë të shqetësuar ose do të bien në situata të pakëndshme të rritjes së aromës së pakëndshme të trupit.

Janë disa faktorë, të cilët do të përkeqësojnë akoma aromën e pakëndshme dhe do ta përkeqësojnë atë.

Bakteret në kontakt me djersën shkaktojnë aromë të pakëndshme nën sqetulla dhe ato do të rriten me ngritjen e temperaturave të ajrit, kur jeni nën stres ose nëse ndiheni nën ankth.

Personat me mbipeshë mund të kenë aromë më të fuqishme të pakëndshme.

Aroma e pakëndshme e peshkut është simptomë e gjendjes medikale, e cila nuk krijohet shpesh. Aroma e peshkut mund të paraqitet te femrat për shkak të infeksioneve në organet gjenitale për shkak tët ë cilave duhet t’i drejtohen gjinekologut.

Nëse ndjeni një aromë të tillë, mund ta zbutni me përdorimin e antirespiratorëve dhe tushit të rregullt, si dhe konsumimit të ushqimeve të shëndetshme.

Zgjidhje e gabuar është ushqimi që do të rrisë aromën e pakëndshme. Përveç hudhrës, aromë të keqe trupit do t’i shkaktojë edhe konsumimi i qepës, lakrës, por edhe disa pije alkoolike dhe mishi.

Fatmirësisht, aromat e pakëndshme të shkaktuara nga konsumimi i këtyre ushqimeve nuk zgjasin shumë dhe problemin do ta zgjidhni duke pirë sa më shumë ujë.

Disa nga barnat mund të shkaktojë aroma të pakëndshme. Shikoni barnat që përdorni dhe pyetni mjekun nëse ekziston ndonjë zëvendësim adekuat.