17:42 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Anthony Joshuas (Foto)

Anthony Joshua vazhdon të jetë kampioni botëror në peshat e rënda.

Boksieri britanik mposhti të shtunën në mbrëmje boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parker, pas 12 raundeve, transmeton IndeksOnline.

Menjëherë pas meçit shumë boksier i kanë kërkuar duel britanikut, i cili ka vetëm 28 vjeç dhe ka përpara një karrierë të bujshme.

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas janë;

Dillian Whyte, ky i fundit pak ditë më parë mposhti me nokaut brutal Lucas Brownen, Alexander Povetkin nga Rusia, Jarrell Miller nga Amerika, Kubrat Pulev, kundërshtar ky i cili u lëndua pak ditë para meçit me Joshuan në vitin 2017, por u zëvendësua nga Carlos Takam dhe Deontay Wilder, boksieri amerikan i cili ka një kohë të gjatë që kërkon duel me Joshuan.

Një nga pesë kundërshtarët pritet të zgjedhet shumë shpejtë nga promotori i njohur, Eddie Hearn./IndeksOnline/