12:58 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Pesë pilotë të Kosovës morën pjesë në garën ndërkombëtare që u mbajt në Serbi

Pesë Pilotët e Federatës Aeronautike të Kosovës morën pjesë në fundjavën e kaluar në PreWorld Championship që është mbajt në Vrsac të Serbisë, ka njoftuar kjo federatë.

“Gara ka qenë shumë e vlefshme për grumbullimin e pikëve që ndikojnë për pjesëmarrje në kampionatin botëror si dhe për ngritjen në ranglistën botërore ku Kosova për momentin gjendet në vendin e 14-të në botë”, thuhet më tej aty.

Ranglistën mund ta gjeni në faqen elektronike të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI) civlrankings.fai.org

Gara ishte e disiplinës rënie në cak që e ka karakteristikën e vet si disiplinë që sa më pak pikë në praktikë është rezultat më i mirë për atë sportist.

“Sportistët gjatë rrugës dhe gjatë qëndrimit atje kanë hasur në mikpritje dhe trajtim sikur gjithë sportistët e tjerë nga vendet tjera pa hasur në ndonjë problem eventual të panevojshëm”, vazhdon njoftimi.

Pilotet që ishin pjesëmarrës:

Avni Kuci (Ak Shqiponja e Artë)- Udhëheqës Ekipi

Halim Musa (AK Prizreni)

Hizdri Gubetini (AK Prishtina)

Petrit Mustafa (AK Prishtina)

Nijazi Gashi (Shqiponja e Artë)

Vlen të ceket që Federata Aeronautike e Kosovës është anëtare e FAI që nga Shtatori i vitit 2015 nga konferenca e përgjithshme në Rotterdam të Holandës.