15:51 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Pesë simptomat e kancerit të stomakut që nuk kanë lidhje me dhimbjet

Kanceri i stomakut është një llojet më të dhimbshme të kësaj sëmundjeje dhe për shumë të prekur, dhimbja nuk është ndër shenjat paralajmëruese.

Gjatë fazës së hershme të kësaj sëmundjeje, ndodh që pacienti të mos përjetojë asnjë simptomë, thotë Umut Sarpel, një profesor i asociuar dhe kirurg onkolog në New York’s Mount Sinai Health System.

“Të gjithëve u ndodh t’u dhembë stomaku për arsye nga më të ndryshmet, por askujt nuk i shkon mendja tek kanceri, sepse nuk është një nga kanceret më të zakonshme, dhe në shumicën e rasteve dhimbjet nuk rezultojnë të jenë të rrezikshme për jetën”, tha ai.

Sipas American Cancer Society, meshkujt janë më të rrezikuar të preken nga kjo sëmundje dhe rreziku rritet me moshën.

Kanceri i stomakut nuk është zakonisht një sëmundje e trashëguar pasi shumica e kancereve të stomakut janë sporadike, ose të shkaktuara nga mutacione të rastësishme të ADN-së.

Këto janë simptomat që nuk kanë lidhje me dhimbjen: Gjak në feçe ose në të vjellat tuaja Nuk ndiheni te ngopur pas një vakti të bollshëm Humbja peshe e pashpjegueshme Dispepsi/djegie stomaku/ urth që nuk largohet Fryrje/diarre/konstipacion