17:01 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pesë të plagosur nga përleshja me armë në Drenas (Foto)

I plotësuar-  Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje me armë mes dy grupeve në qendër të Drenasit.

Bajram Krasniqi nga Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë për Indeksonline ka thënë se nga 5 persona, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Po, ky rast ka ndodhur në ora 16 e 32 minuta, në Drenas mes dy grupeve ku 5 persona janë plagosur me armë, ndërsa edhe në tjetër me mjet të fortë. Dy prej tyre janë nisur në QKUK në Prishtinë. Motivet ende nuk dihet” ka thënë Krasniqi.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme operative dhe hetimore./Indeksonline/

………………………………

Sot kur po shënohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Drenas ka ndodhur një përleshje ku edhe ka përfunduar me plagosje, shkruan Indeksonline.

Në këto foto të siguruara nga Indeksonline shihet që plagosja ka ndodhur në qendër të Drenasit.

Vendi ku ka ndodh kjo plagosje është siguruar nga Policia e Kosovës e cila po merret me rastin./Indeksonline/