14:24 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Pesë truqe si të humbni peshë shumë lehtë

Humbja e peshës nuk është kurrë një punë e lehtë.

Për të larguar kilogramët e tepërt, zakonisht duhen dieta të rrepta dhe orë të gjata në palestër, shumë durim dhe përkushtim por padyshim edhe shumë kohë të lirë, diçka që pothuajse të gjithëve na mungon.

Ne shpesh fillojmë një regjim për humbje peshe por pas një kohe humbasim interesin, transmeton Klan Kosova.

Por sikur të kishte një mënyrë më të lehtë dhe më të thjeshtë për të humbur peshë?

Ne jemi këtu për t’iu treguar se humbja e peshës mund të jetë shumë më e lehtë. Për të arritur qëllimin tuaj, vetëm duhet të ndiqni disa rregulla të thjeshta që i gjeni më poshtë.

Nuhatni banane, mollë ose gjethe menteje

Një hulumtim me tre mijë vullnetarë tregoi se kur ata nuhatnin ushqimin, ndiheshin më pak të uritur dhe humbnin më shumë peshë

Një teori thotë se kjo ndodh sepse kur e nuhasim ushqimin, ne jemi duke e “gënjyer” trurin që jemi duke ngrënë.

Vendoseni një pasqyrë përballë kur hani

Nëse hani para një pasqyre, mund të hani tri herë më pak. Duke e shikuar veten derisa hamë, i mbajmë mend qëllimet tona dhe arsyet pse duam të humbim peshë.

Rrethojeni veten me ngjyrën e kaltër

Ka një arsye pse restorantet nuk janë të lyera me ngjyrë të kaltër pasi kjo ngjyrë zvogëlon oreksin. Servojeni ushqimin në pjata të kaltra, vishuni me ngjyrë të kaltër ose vendoseni mbulesën e kaltër në tavolinë.

Shmangni ngjyrën e kuqe, të verdhë dhe portokalli.

Fotografoni çkado që hani

Në vend që të shkruani atë që keni ngrënë, fotografojeni. Sa herë që doni të hani, shikoni atë që keni ngrënë tashmë.

Kjo do t’ju ndihmojë të merrni në konsideratë nëse jeni të uritur por edhe për të mos ngrënë.

Shtrëngojeni belin tuaj

Në këtë mënyrë, ju nuk mund të hani shumë sepse “litari” ose rrypi është shumë i ngushtë.