16:47 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Peshonte mbi 120 kilogram, por shikoni se si duket tani 19 vjeçarja

Një grua nga Queendsland që peshonte 128 kilogramë, arriti të humbte 60 kilogram në vetëm 18 muaj.

Natalie Hicks  19 vjeçe thotë se ajo gjithmonë e ka dashur ushqimin dhe se është ndikuar shumë nga emocionet.

Kështu, kur ishte 13 vjeçe ajo kishte fituar shumë peshë pasi i kishte vdekur babai i saj. kështu ajo nga mërzia hante dhe më shumë.

“Cdo herë që unë mendoja për vdekjen e babait, përdorja ushqimin si formë ngushëllimi”.

Por tani kur ajo është 19 vjeçe është kthyer në 68 kilogram.

“Përmes punës së madhe dhe vendosmërisë unë kam arritur këtu ku jam”, ka thënë ajo.

por për të nisur këtë punë, ajo kishte vendosur kur kishte qenë dukke i shikuar disa foto të saj.

“Kur pash vetën time në foto mendova se sa e trash që jam. Më pas motra dhe mamaja ime më ulën dhe më thanë: Shikoni Nat, të jemi të sinqerta me ty ju dukeni më e trash në realitet sesa në foto. Unë shpërtheva në lot”, tha ajo.

Mamaja dhe motra e saj, të cilët janë të dy infermiere të praktikës së përgjithshme, i thanë asaj se nëse ajo nuk do të bënte ndryshime në stilin e saj të jetesës, ajo mund të vdesë në moshë të re nga ndërlikimet shëndetësore.

“Mendova se duhej të humbja vetëm pesë deri në 10 kg dhe pastaj do të isha e shëndetshëm dhe e lumtur, por sapo fillova të merrja rezultatet, fillova të dëshiroja të humbi më shumë peshë dhe fillova ta kuptoja se nuk po jetoja një mënyrë jetese të shëndetshme”, ka shtuar ajo më tej.

Kështu, edhe filloi të kishte kujdes në ushqim, duke iu përmbajtur dietave të caktuara./Indeksonline.