20:00 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Pikërisht në Ramazan, dy familje falin dhe pajtohen në Drenas (Foto)

Dy familje janë pajtuar sot në Drenas, duke i falur kështu gjakun.

Pikërisht në muajin e Shenjtë të Ramazanit, pajtimi dhe falja është bërë në Xhaminë e komunës së Drenasit, shkruan Indeksonline.

Hoxhollarë të shumtë kanë qenë të pranishëm në këtë pajtim të familjes Topalli nga Baica-Drenas si dhe të familjes Gjeli nga Likoshani-Drenas.

Postimi i plotë:

Tani sa ndodhi:
Sot me daten 20.05.’18
Pajtimi dhe falja në Xhaminë e Drenasit!
Hoxha Fatmir Latifaj me ekipën e pajtimit: Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasomen, Idriz Shtuticen dhe Ukë Ukaj arritën t’i pajtojnë Familjen Topalli nga Baica – Drenas, me familjen Gjeli nga Likoshani – Drenas!
Allahu n’a mundësoft që t’i pajtojmë popullin Shqiptarë
Amiiiin.
Me respekt Hoxha Fatmir Latifaj