11:54 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Piktura që pritet të shitet 3-5 milionë euro në ankandin e Parisit!

Një pikturë peisazhore nga holandezi Vincent Van Gogh pritet të shkoj deri në 3-5 milionë euro në ankandin që do të mbahet në qershor.

Kjo është pikturuar në vitin 1882, në fillim të karrierës së artisit dhe u frymëzua në fshatrat rreth Hagës, ku Van Gogh kaloi një periudhë të shkurtër të jetës aty, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Si e vetmja peizazh i pikturuar nga artisti holandez gjatë kësaj periudhe në karrierën e tij, ai përmban shumë elementë që më vonë do të bëheshin emblematikë të veprës së Van Gogh-it.

Në një letër drejtuar vëllait të tij Theo, Van Gogh tregoi se si e u frymëzua nga fshati, femrat duke punuar të cilat duken edhe në pikturën e tij, duke lëvizur rreth fushave, kokën e mbuluar me pëlhurat e bardha.

Ankandi do të zhvillohet në Paris nga 4 qershori./Indeksonline/

Temat: