22:02 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Pilotja ulet në mes të autostradës dhe shpëton pasagjerët (Video)

Falë shkathtësisë së saj, 6 pasagjerët në bord arritën të mbijetonin pa u plagosur, edhe pse avioni mund të përplasje nga momenti në moment.

Një femër pilote është duke u cilësuar si heroinë pasi ka bërë një ulje emergjente në një autostradë në Calgary, Kanada.

Sipas mediave të huaja, pas uljes në një rrugë me tre korsi në Alberta, pilotja është munduar të rregullojë problemin që kishte pësuar motorri.

Kanë qenë pamjet e marra nga një kamer sigurie në një dyqan makinash, aty afër që kanë treguar se si avioni po zbriste në rrugë, në orën 06:00 të mëngjesit të së mërkurës – ndërsa makinat po ecnin shumë pranë tij.