08:11 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Pilula që djeg kalori edhe nëse nuk ushtroni

Studiuesit janë një hap më afër zhvillimit të një pilule, e cila do të ndihmojë për djegien e kalorive pa shkuar në palestër.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley zbuloi se aktivizimi i yndyrës së foshnjave – qelizat e yndyrës ‘kafe’, të cilat ndihmojnë foshnjat e porsalindura të rregullojnë temperaturën e trupit, mund të ndihmojnë të rriturit të djegin më shumë kalori.

Ndryshe nga qelizat e bardha të yndyrës që janë vetëm për ruajtjen e energjisë së tepërt, qelizat yndyrore ‘kafe’ veprojnë ngjashëm me qelizat e muskujve dhe mund të kthejnë yndyrën dhe sheqernat në nxehtësi.

Rezultatet e publikuara janë pjesë e rritjes së numrit të hulumtimeve që mund të çojnë në humbjen e peshës për njerëzit që nuk janë në gjendje të ushtrojnë.

Hulumtime të mëtejshme nevojiten për të identifikuar një përbërje kimike që do të aktivizonte në mënyrë efektive funksionin e qelizave yndyrore ‘kafe’.

Temat: