16:24 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pique bëhet bashkë me Djokoviçin, kanë një plan revolucionar për tenisin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i dhënë pas tenisit. Katalunasi është bërë bashkë me ish-numrin një të tenisit, Novak Djokoviç dhe kanë bërë gati një plan revolucionar për këtë sport, transmeton IndeksOnline.

“Nole” dhe Pique, i kanë propozuar ATP-së (Asociacionit Profesional të Tenisit), krijimin e një lloji të Kupës së Botës.

Mesa duket, Djokoviç dhe Pique do të kontribuonin, së bashku me një sponsor kinez dhe do të ofrojnë rreth 30 dhe 40 milionë euro.

Ideja është që këta të dy t’i çojnë 16 ekipe në Kinë në një konkurs që do të zgjatet nga 10 deri në 12 ditë./IndeksOnline/

Temat: