10:28 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pirlo emëron pesë favoritët për Champions League këtë sezon

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo i ka bërë të ditura zgjedhjet e tij për favoritët në Champions League këtë sezon.

Mesfushori legjendar italian, i cili e ka fituar dy herë titullin e Champions Leagues, ka pohuar se Juventusi është ndër favoritët për ta fituar titullin së bashku me Real Madridin.

Pirlo tha për Tuttosport, citon Calciomercato.com: ”Juventusi është ndër favoritët për ta fituar Champions Leaguen së bashku me Real Madridin”.

”Ju keni nevojë për tri gjëra që ta fitoni kompeticionin; skuadër të fortë, lojtarë të fortë fizikisht në periudhën, mars – prill dhe pak fat”.

UEFA Champions League Final: Liverpool v AC Milan

Derisa, Juve dhe Reali janë dy favoritët e Pirlos, gjithashtu ai ka edhe tre favoritë, transmeton IndeksONline.

”Pas Juventusit dhe Real Madridit, unë mendoj se favoritë janë Manchester City, PSG dhe Barcelona”./IndeksOnline/