22:47 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Pirlo lë fushën për herë të fundit, e zëvendëson djali i tij (Video)

Andrea Pirlo edhe zyrtarisht e ka lënë futbollin në moshë 39-vjeçare.

Legjenda italiane sonte organizoi një ndeshje miqësore për hirë të karrierës së gjatë si futbollist.

Ai ftoi yje nga e gjithë Europa për të luajtur ndeshjen e tij të fundit si një futbollist profesionist në stadiumin “San Siro”.

Ai para pak minutave është larguar nga fusha për herë të fundit si një futbollist, duke ia lëshuar vendin djalit të tij, Niccolo.

Në këtë ndeshje janë duke marrë pjesë shumë legjenda të futbollit; Lampard, Ancelotti, Shevchenko, Seedorf, Buffon, Cassano, Caffu, Dida e shumë të tjerë…/IndeksOnline/