15:35 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Pitbulli shqyen një qen në mes të lagjes në Tiranë, 20 burra s’e ndalin dot (Video)

Problematika e shëtitjes së qenve të konsideruar si të rrezikshëm, të cilët mbahen dhe nxirren në çdo qytet të Shqipërisë pa u përdorur masat mbrojtëse dhe të paktën një kasketë tek pjesa e gojës, vijon të jetë aktuale.

Ditën e sotme, pranë redaksisë së JOQ.al kanë ardhur pamjet filmike të dy qenve të cilët janë duke u shqyer me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre i ka ngulur mirë dhëmbët tjetrit dhe edhe pse kanë ndërhyrë disa persona për të ndarë kafshët, çdo gjë duket si mision i pamundur.

Pitbulli nuk largohet, por edhe qeni tjetër, i cili duket si i ngecur, nuk ka ç’të bëjë. Disa burra po mundohen t’u hedhin ujë e t’i qetësojnë, por duket si mision i pamundur.

Nuk e dimë nëse është mirë të themi fatmirësisht, por jemi të lumtur që qentë nuk kanë kthyer sytë e tyre nga ndonjë njeri apo fëmijë. Nuk duam të mendojmë se cilat do të ishin pasojat…

Temat: