20:12 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Pjesë e Evertonit, por merr medalje të Premierligës (Foto)

Mbrojtësi i njohur francez, Eliaquim Mangala dje ka marr medalje të Premierligës.

Mangala gjatë mini-afatit të janarit u huazua te Evertoni, por dje ai lëshoi kampin e “The Toffees” dhe iu bashkua festës së Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

Shumë futbollistë mbetën pa medalje, por Mangala fal 9 paraqitjeve në fillim të kampionatit e ka merituar medaljen e Premierligës.

Madje ai ishte pjesë e festës, ku Manchester City ngriti trofeun përpara tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Huddersfield në “Etihad”.

27-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2014, gjatë kësaj kohe ai është huazuar dy herë, njëherë në Valencia dhe Everton./IndeksOnline/