10:53 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pjesëtarët e Njësisë Speciale dhurojnë gjak në Prishtinë (Video/Foto)

Dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës sot i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak.

Aksioni për dhurimin e gjakut po vazhdon edhe sot, ku në qendër të kryeqytetit janë ngritur tenda nga mjekët e Transfuzionit të Gjakut.

Major Amir Gërguri, Komandant i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës në Prishtinë ka thënë për Indeksonline se sot më shumë se 30 zyrtarë të njësitit të tij i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak në kuadër të kampanjës që ka nis Ministria e Shëndetësisë.

“Numri i zyrtarëve policor që dhurojnë gjak në baza periodike është shumë i madh, por ne sot këtu jemi me mbi 30 polic të Njësisë Speciale Operative”, ka thënë major Gërguri.

Ndryshe dje është lansuar platforma dhe aplikacioni ‘Dhuro Gjak’ në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i qytetarëve për të dhuruar gjak që të shpëtojnë jetë njerëzish, është i konsiderueshëm./Indeksonline/