15:11 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Pjesëtarët e Njësisë Speciale refuzojnë të ushqehen me arsyetimin se po helmohen (Foto)

Njësia Speciale dhe FIT janë duke refuzuar ushqimin nga kompania që ka tenderin për furnizimin me ushqim tash e disa vite.

Kjo gjë ka ardhur pasi këta të fundit kanë hasur në bishtin e miut në ushqim dhe disa prej tyre tashmë kanë infeksione në shëndet, gjë kjo që thuhet të ketë ndodhur edhe më parë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për Indeksonline një person nga kjo Njësi në kushte anonimiteti. Madje Indeksonline më parë ka siguruar edhe fotografi nga ushqimi ku kishte hasur bishtin e miut.

Indeksonline ndër të tjerash ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës si dhe me kompaninë ‘Beni Dona’ që thuhet të ketë tenderin për furnizim me ushqim por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Duhet përkujtuar që nuk është hera e parë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës has në probleme të ngjashme me ushqimin që më pas ka ndikuar në helmime të ndryshme./Indeksonline/

E gërditshme: Shikoni se çfarë gjendet në ushqimin të cilin e hanë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (Foto)