15:22 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Plaçkitet banka në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Persona të panjohur rreth orës 15:00 kanë plaçkitur një filial të TEB Bankës në Fushë Kosovë, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë thirrjes së rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Për grabitjen në fjalë ka dhënë detaje policia e Kosovës. Në një përgjigje për Indeksonline, zyrtarët policor kanë thënë se plaçkitja dyshohet të jetë kryer nën kërcënimin e armëve.

më poshtë përgjigja e policisë së Kosovës për Indeksoline:

Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë .

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.