09:57 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plagosën dy persona në Ferizaj, dërgohen në emergjencë

Në fshatin Varosh të Ferizajit në natën e Bajramit janë plagosur dy persona.

Kjo pasi sipas të dyshuarit, aksidentalisht ka plagosur veten dhe viktimën, raporton Indeksonline.

Të dy të plagosurit janë sjell në emergjencë për të marr trajtim mjekësor, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në Emergjencën e qytetit janë sjell të plagosur me armë zjarrit dy meshkuj K-Shqiptar. Njësit përkatëse kanë dale në vendë ngjarje ku në njërën veturë kanë gjet dhe konfiskuar një revole e llojit Ekol me një fishek të kalibrit 7.65 mm. Në vende ngjarje kanë dal njësit përkatëse ku sipas të dyshuarit aksidentalisht ka plagosur veten dhe viktimën”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/