11:32 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Plagoset në të dy këmbët një person në Gjilan

Në Gjilan ka ndodhur një plagosje.

Policia raporton se një person nga fshati Stolinë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri në dy këmbët, transmeton Indeksonline.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe tek viktima kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë zjarri me një karikator të zbrazët.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar./Indeksonline/