15:51 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet një nga personat e dyshuar

Sot në orën 03:05 minuta, policia ka marrë informacionin se në lagjen Kodra e diellit në Prishtinë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në vendngjarje policia ka konstatuar se;

A.Gj. mashkull, 29 vjeç, shtetas Kosovar, ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që puna e hetuesve policor ka vazhduar dhe deri tani ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar prej të cilëve një është arrestuar.

Personi i arrestuar:

A.D. femër , 30 vjeç, shtetase Kosovare, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Policia bashkërish me prokurorinë përkatëse po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Indeksonline/