10:50 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Plagoset një person në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (Video)

Një person është plagosur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, është thënë në përgjigje, raporton Indeksonline.

Njësitet e nevojshme policore tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Indeksonline/