17:29 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Plagoset një person në Prishtinë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur rreth orës 16:40 në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Eqrem Qabej” pranë Fakultetit Filologjik te lokalet e njohura si “Te Lesna”.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka treguar se si pasojë  një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti  është dërguar për në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Njësiti i Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Po ashtu PK-ja po punon për identifikimin e të dyshuarit/ve si dhe vendndodhjes së tyre./Indeksonline/