18:47 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Plagoset një person në qendër të Prishtinës

Një person është plagosur sonte rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku është plagosur një person i gjinisë mashkullore, shkruan Indeksonline.

Personi është N.S, 25 vjeç, i cili tashmë është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht njësitet policore janë duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar nga ana e policisë dhe i njëjti ndodhet në arrati”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/