11:07 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plagoset një femër në Podujevë

Një femër është vetëplagosur me armë zjarri të mërkurën në Podujevë, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi.

Revolja e llojit “Ekol Tuna” është konfiskuar dhe e njëjta ishte në pronësi të bashkëshortit të viktimës./Indeksonline/