22:38 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

PlayStation Now ofron shkarkimin e lojërave

Shërbimi i transmetimit PlayStation Now i Sony po merr një tipar të shumëpritur: shkarkimet e lojërave.

PS Now është një lloj platforme abonimi si Netflix ku përdoruesit mund të transmetojnë tituj PS2, PS3 dhe PS4.

Së shpejti, përdoruesit do të jenë në gjendje të shkarkojnë ato lojëra edhe për lojë jashtë linje.

Kompania thotë se pothuajse të gjitha lojërat PS4 do të mbështesin shkarkimet, ashtu si të gjithë titujt e PS2, por nuk ka informacione për lojërat e PS3.

Gjithashtu do të jeni në gjendje të transferoni të dhënat nga cloud në konsolë, në mënyrë që të luani pa një lidhje interneti.

Sony thotë se do të duhet të lidhni sistemin tuaj PS4 në internet çdo disa ditë për të verifikuar abonimin tuaj PS Now, edhe nëse jeni vetëm duke luajtur lojra të shkarkuara.

PlayStation Now ofrohet për një shumë prej 9.99 dollarësh në muaj, dhe ofron më shumë se 600 lojëra, përfshirë Bloodborne, Red Dead Redemption dhe The Last Of Us.

Shtimi i shkarkimeve të lojërave vjen kur Microsoft vazhdon të përmirësojë shërbimin e abonimit të Game Pass, të cilin e bëri më së fundi duke shtuar një konsolë aktuale në një paketë abonimi.

Sony thotë se shkarkimet do të shfaqen gjatë dy ditëve të ardhshme.