13:30 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Plazhi i Durrësit në vitin 1984, pamjet e rralla të fotografit italian

Plazhi i Durrësit është një prej më të frekuentuarve në vendin tonë, për shkak të afërsisë me Tiranën.

Por mbipopullimi i këtij plazhi, nuk ndodh vetëm viteve të fundit, por ka ekzistuar edhe para ‘90-ës.

Këto ditë në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi të plazhit të Durrësit në vitin 1984.

Bëhet fjalë për fotografi të realizuara nga fotografi italian Ferdinando Scianna, i cili ka fiksuar me aparatin e tij, momentet që i kanë tërhequr vëmendjen.

Bien në sy rrobat e plazhit, qëndrimi shtrirë në rërë dhe dyqanet tipike të kohës.

Scianna është fotografi që ka fotografuar divën italiane Monica Bellucci, linjën e firmës Dolce & Gabbana, Martin Scorsese, etj. /a.y/noa.al

 

 

Temat: