11:33 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Plazhi i Shëngjinit me borë (Foto)

Reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Situata më e rënduar sa i përket qarkullimit rrugor shfaqet në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

Por, flokët e dëborës kanë zbritur deri në bregdet.

Zona e Shëngjinit u zgjua e zbardhur këtë mëngjes dhe në imazhet e shpërndara nga Bashkia e Lezhës shihet rëra e plazhit e mbuluar me një petk të hollë të bardhë.

Ndërkohë, në shumë  zona të tjera të vendit, trashësia e saj shkon në disa centimetra.