16:12 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Plot momente diskutuese, a u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari? (Foto)

Fansat e Liverpoolit janë të dëshpëruar tej mase me gjykimin e ndeshjes nga Craig Pawson. Ishin disa momente diskutuese në këtë ndeshje që mund të aludohet se Liverpooli u dëmtua.

Momenti më i dyshimt i ndeshjes ishte kur Valencia e ndali një top qartazi me dorë, por gjyqtari heshti.

Moment dyshues ishte edhe një aksion i Salah kur Young gjatë tërë kohës e mbante nga mbrapa, por që egjiptiani nuk u rrëzua për ta bërë këtë penallti më bindëse.

Edhe një ndërhyrje e Fellainit ndaj Manes nga mbrapa po cilësohet si moment diskutues i këtij takimi.

Gary Neville, ish legjendar i Man United, tani analist në Sky Sport e ka pranuar se Liverpooli është dëmtuar.

“Së paku dy penallti ekzistuan” ka thënë Neville./Indeksonline/

 

Temat: