10:29 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Po ecte nëpër binar, serbja goditet nga treni

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është goditur nga treni derisa ecte në binarët e hekurudhës Mitrovicë-Leposavic.

“Raportohet se treni që qarkullon në relacionin Mitrovicë-Leposaviç, ka goditur viktimën femër K/serbe, e cila po lëvizte mbi binar të hekurudhës. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është në tretman mjekësor  në qendrën spitalore Mitrovicë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, rasti me vendimin e prokurorit iniciohet dhe mbetet të hetohet. /Indeksonline/

 

Temat: